Haradinaj përkujton ushtaren e UÇK-së në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

Haradinaj përkujton ushtaren e UÇK-së në 20 vjetorin e rënies

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Mervete Maksutaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar Mervete Maksutajn në 20 vjetorin e rënies.

Maksutaj ishte ushtare e UÇK-së dhe është vrarë gjatë një aksioni për lirimin e disa luftëtarëve të plagosur në Spitalin e Pejës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Njëzet vjet më parë, ushtarja e UÇK-së Mervete Maksutaj, gjatë aksionit për lirimin e disa bashkëluftëtarëve të plagosur, nga Spitali i Pejës, ka rënë në fushën e nderit, në dyluftim heroik, për të mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. Ky akt i kësaj luftëtareje të vendosur do t’u shërbejë brezave si dëshmi se nëpër çfarë sakrifice ka kaluar populli ynë deri në liri. I përjetshëm kujtimi për Merveten! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat