“LDK-ja nga filozofia e Ibrahim Rugovës ka degraduar në filozofinë e Ismet Beqirit”

Aktuale

“LDK-ja nga filozofia e Ibrahim Rugovës ka degraduar në filozofinë e Ismet Beqirit”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:39
Ibrahim Rugova me flamurin dardanë

Ish aktivisti i LDK-së, Liri Loshi në një postim në Facebook ka shkruar se disa deputetë të LDK-së kanë hyrë në Kuvend në sajë të talentit për t’i shfaqur “emocionet” e tyre ndaj Ibrahim Rugovës.

Loshi shkruan se LDK nga filozofia e Ibrahim Rugovës ka degraduar në filozofinë e Ismet Beqirit, transmeton "Bota sot".

Sipas tij, Rugova nuk na mësonte se si ta donim atë, as para vdekjes dhe as pas vdekjes. Rugova na mësonte se si ta donim vendin tonë dhe të punonim për të.

Postimi i plotë:

Shumë njerëz kanë fituar votat dhe iu kanë zënë vendin të merituarve në parlament dhe në pozita shtetërore vetëm në saje të talentit për t’i shfaqur “emocionet” e tyre ndaj Ibrahim Rugovës. Por votuesit e LDK-së duhet ta kuptojnë mashtrimin që ju bëhet. LDK nga filozofia e Ibrahim Rugovës ka degraduar në filozofinë e Ismet Beqirit. Rugova nuk na mësonte se si ta donim atë, as para vdekjes dhe as pas vdekjes. Rugova na mësonte se si ta donim vendin tonë dhe të punonim për të. Nëse ne e duam vendin, nuk i zgjedhim njerëzit në bazë të “emocioneve” të tyre për Rugovën, por në bazë të dijes dhe gatishmërisë së tyre për të punuar për vendin. Nuk jam kundër nëse cilido nga ju ndjekni rrugën e Rugovës, por jam kundër kur manipuloni me emocionet e votuesve për Rugovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat