Pacolli pranon kopjen e letrave kredenciale nga Ambasadori Kosnett

Aktuale

Pacolli pranon kopjen e letrave kredenciale nga Ambasadori Kosnett

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:34
Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Philip Kosnett,

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim kortezie Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua Ambasador në Kosovë.

Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve. 

Gjatë takimit, kryediplomati kosovar, Pacolli, e ka konsideruar si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat