BE: Hahn në Prishtinë bëri propozime për taksën, ne po presim përgjigje

Aktuale

BE: Hahn në Prishtinë bëri propozime për taksën, ne po presim përgjigje

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:41
Johannes Hahn

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiq tha Komisioneri i Johannes Hahn në Beograd dhe Prishtinë ka bërë propozime lidhur me zgjidhjen e çështjes së taksës dhe se Brukseli tani po pret përgjigje.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nga Brukseli pas refuzimit të Kosovës për të hequr taksat ndaj importit Serb, Kocijançiq përsëriti se BE e konsideron këtë kundër CEFT-ës dhe kundër frymës së marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Zëdhënësja e BE-së ka thënë se Brukseli po pret një përgjigje lidhur me propozimet e Hanh në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

“Qëndrimi ynë është i qartë kur është fjala për këto masa të veçanta dhe do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim. Ne besojmë se kjo mund të zgjidhet në të mirë të gjithë”, ka thënë Kocijançiq.

Komisioni Evropian thekson se nuk është në interes të askujt të përshkallëzohet kjo çështje e taksës.

Ajo ka shtuar se duhet të gjejnë një mënyrë për të dalë nga situata e krijuar pas futjës së taksës për mallrat nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat