Ambasadori rus: Vendimi i Kosovës për taksën është pasojë e nervozizmit nga dështimet

Aktuale

Ambasadori rus: Vendimi i Kosovës për taksën është pasojë e nervozizmit nga dështimet

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Aleksandar Çepuri

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin e ka quajtur farsë taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia.

Sipas tij, pasojat e kësaj takse mund të jenë të shumta.

Ai vlerëson se vendime të tilla të Prishtinës janë pasojë e nervozës dhe bllokimit të rrugëdaljes, sepse, sipas tij, “ka gjithnjë e më shumë vendeve që po heqin dorë nga vendimi për pranimin e pavarësisë së Kosovës”.

“Tashmë 11 vende e kanë tërhequr vendimin për njohje të Kosovës. Kjo tendencë e ka nervozuar Prishtinës”, ka thënë ai.

Kosova, sipas tij, ka pritur që do të hyjë në Interpol, por atje pësuan katastrofe dhe kjo i shtoi edhe më shumë nervozën Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat