SHBA: Kosova ta tërheqë taksën ndaj Serbisë, pasi e pengon vazhdimin e dialogut

Aktuale

SHBA: Kosova ta tërheqë taksën ndaj Serbisë, pasi e pengon vazhdimin e dialogut

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:32
Mathew Palmer

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën Juglindore, Mathew Palmer, ka thënë se SHBA e mbështet fuqishëm zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Palmer ka thënë se ata duan që të shohin të arrihet një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit që sipas tij do t’ju hapte rrugën drejt BE-së për dy vendet, shkruan Dnevni-list.ba.

Por që ai ka thënë se taksa e vënë së fundmi ka Qeveria e Kosovës për produktet serb paraqet pengesë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

Palmer ka ftuar Kosovën që ta tërheqë një vendim të tillë.

Përkundër tij që ka thënë se kjo taksë prej 100% është pengesë, mbrëmë kryeministri Ramush Haradinaj e ka thënë krejt të kundërtën.

I pari i ekzekutivit ka thënë se kjo taksë i kontribuon dialogut dhe afrimit drejt njohjes reciproke mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat