Konjufca: Kuvendi po anulon seancën e jashtëzakonshme të opozitës

Aktuale

Konjufca: Kuvendi po anulon seancën e jashtëzakonshme të opozitës

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Glauk Konjufca

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që të mos mbahet sot seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

Ai ka thënë se Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë shkelje pasi deputetët kanë të drejtë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime.

”Nuk duam të japim përgjegjësi, e për ta fshehur nga përgjegjësia po kërkojnë të anulojnë. Këtu u vonua a po  mbahet seanca apo jo”.

”40 deputetë të Kuvendit kanë votuar. Këto gjëra nuk hidhen në votim. Presidenti ka të drejtë të thërras seancë, kryeministri dhe 40 deputetë. Njëra prej tyre është 40 nënshkrime, të gjithë deputetët rrijnë prapa nënshkrimeve të tyre”.

”E sapo u votua nga Kadri Veseli a të pranohet apo mos të pranohet. Për këto na nevojitet një konsultim shtesë me LDK-në. Sapo morëm vendim që në mënyrë jodemokratike është votuar që të mos mbahet një seancë e opozitës”.

”Nuk përjashtoj mundësinë që të mbledhim nënshkrime sërisht për këtë seancë. Sikur t’i hedhësh në votim të drejtat e njeriut”.

”Nuk kam informacione shtesë përveç asaj cka ka dalur sot se Shpend Ahmeti pritet të bëhet pjesë e ekipit negociator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat