Soltes: BE-ja të përmbushë premtimin për viza

Aktuale

Soltes: BE-ja të përmbushë premtimin për viza

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:13
Igor Soltes

Raportuesi i Parlamentit të Evropës për Kosovën, Igor Soltes, ka thënë se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai në një postim në Twitter shkruan se tash topi është në fushën e BE-së që të përmbushë premtimin.

“Kosova duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e BE-së. BE-ja jo vetëm që mund të kërkojë prej tyre, por edhe t'i japë Kosovës diçka në kthim #Kosovo # RO2019EU @epc_eu”, shkruan Soltes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat