Veseli: Po t’i falsifikonim ne nënshkrimet, opozita do të thirrte protesta

Aktuale

Veseli: Po t’i falsifikonim ne nënshkrimet, opozita do të thirrte protesta

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kosovës, ku u mor vendim që të mos mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për shkak të dyshimeve për falsifikim të nënshkrimeve/

Veseli ka thënë se si kryetar i Kuvendit nuk do të tolerojë manipulime të tilla, pasi në momentin që u futen në mbledhje, u erdhi shkresa zyrtare nga Ilir Deda e Mimoza Kusari se nënshkrimet e tyre janë marrë pa autorizimin e tyre.

“Edhe në të kaluarën jam mundur t’u jap hapësirë opozitës. Vendimmarrja ma e hershme e ngritur me shqetësime nga kolegët deputetët për falsifikim nënshkrimesh. Kam kërkuar nga opozita të përgjigjen në shqetësimet që i patëm. Njëra shkresë ka qenë flagrante pasi dy deputetët treguan se nuk kanë qenë të njoftuar. Nuk do të bëjë tolerime për këtë. Po ta kishte bërë pozita këtë, do të dilnin e do të protestonin në rrugë për këtë gjë. Si kryetar Kuvendi e respektoj rregulloren, e jo të veproj si kryetar partie. Kur u futëm në seancë na erdhi shkresa e Ilir Dedës e Mimoza Kusarit. Me këto manipulime e lëndon Kuvendin”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat