“Kosovës i duhet liberalizimi me Amerikë dhe Britani, jo me BE-në”

Aktuale

“Kosovës i duhet liberalizimi me Amerikë dhe Britani, jo me BE-në”

Nga: N.Sh Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:21
Ilustrim

Ish-anëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari thotë se, liberalizim dhe partneritet strategjik Kosovës i duhet vetëm me Amerikën dhe Britaninë e Madhe.

Sipas Miftari, Qeveria e Kosovës duhet me punu në drejtimin që të bëjë marrëveshje politike dhe ekonomike për viza të punës me Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë, duke e quajtur liberalizimin vetëvrasës me BE-në, pasi ajo po shuhet sipas tij.

“Qeveria e Kosovës në përgjithësi populli shqiptarë duhet të punoj të kemi marrëveshje politike dhe ekonomike për viza të punës me Gjermanin, Zvicrën, Austrinë kurse liberalizim dhe partneritet strategjik na duhet vetëm me Amerikën dhe Britaninë. Nuk na duhet liberalizim vetëvrasës me BE me një bashkësi që po shuhet. BE po vdes!”, shkruan Miftari në Facebook transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat