Nitaj flet për çështjen e nënshkrimeve, ja si e quan

Aktuale

Nitaj flet për çështjen e nënshkrimeve, ja si e quan

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:26
Muharrem Nitaj

Deputetja e Alternatives, Mimoza Kusari Lila ka thënë se nënshkrimi i saj dhe i deputetit, Ilir Deda për thirrje të seancës së jashtëzakonshme është manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka sqaruar se çështjen e nënshkrimeve të deputetëve të Alternativës, Mimoza Kusari Lila e Ilir Dedës.

Ai ka thënë se gabimisht asaj kërkese i janë bashkëngjitur nënshkrimet e dy deputetëve të Alternativës.

Lidhur me ketë ka reaguar edhe një deputet i pozitës. Muharrem Nitaj nga radhët e AAK-së thotë se falsifikimi është vepër penale e jo gabim teknik.

“Zotërinj të Opozitës-Falsifikimi është vepër penale e jo gabim teknik”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat