Liria e Shtypit, Kosova ngritet për katër vende më lart

Aktuale

Liria e Shtypit, Kosova ngritet për katër vende më lart

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:21
Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se raporti vjetor i organizatës botërore “Reporterët pa Kufij” për gjendjen e lirisë së shtypit në Kosovë pasqyron gjendjen reale në vend, ndërsa shpreh shqetësim për vështirësitë më të cilat përballen gazetarët kosovarë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Organizata prestigjioze e gazetarëve thekson se mediat e Kosovës vuajnë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe indirekte politike, presioni financiar dhe pronësia e përqendruar.

“Gazetarët që kritikojnë autoritetet kosovare shpesh akuzohen se janë "tradhtarë" ose "simpatizantë të Serbisë".  Pak ditë pasi qeveria e tij e koalicionit u konfirmua, në shtator 2017, kryeministri Ramush Haradinaj i përshkroi gazetarët si "analfabetë" dhe i këshilloi ata që të "ktheheshin në shkollë. "Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi në artikujt e tyre kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e ngushtë”, thuhet në raportin e  “Reporterët pa Kufij” .

Në barometrin e lirisë së shtypit, sivjet, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017 ku renditej në vendin e 82-të.

Organizata botërore e gazetarëve thekson se qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi, ndryshe nga dy qeveritë e mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga institucionet qendrore t`i marrin në konsideratë të gjeturat e këtij raporti dhe të angazhohen për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të bërit gazetari dhe një ambienti jo armiqësor me gazetarët.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat