Konjufca – Dedës dhe Kusarit: Po të ishit opozitarë, nuk ish dashtë me ba gjithë atë zhurmë për nënshkrime

Aktuale

Konjufca – Dedës dhe Kusarit: Po të ishit opozitarë, nuk ish dashtë me ba gjithë atë zhurmë për nënshkrime

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:29
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se beson që do të kenë kuorum për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave.

Ai ka kritikuar deputetët e Alternativës, Ilir Dedën dhe Mimoza Kusarin për ‘zhurmën’ që bën për çështjen e nënshkrimeve të tyre.

“Kuorumi i duhet kësaj seance, por në mbledhjen e Kryesisë të gjitha grupet parlamentare thanë se do të jenë në seancë.  Po të kishin qenë opozitarë të vërtet ish dashtë me dalë e me thanë që ne jemi për mbajtjen e asaj seance. Unë i kuptoj procedurat teknike, por është edhe vullneti i deputetëve. A duan të mbajnë seancë për dështimet e seancës, apo jo”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat