Zemaj: Në kushte normale do duhet të jepnim mesazhin e afrimit me BE-në

Aktuale

Zemaj: Në kushte normale do duhet të jepnim mesazhin e afrimit me BE-në

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se sot në kushte dhe rrethane normale, me një qeveri kredibile, do të duhej të kishim një seancë solemne për të dhënë mesazhe dhe inkurajim qytetarët e Kosovës, se vendi ynë është afruar me botën perëndimore, janë shkurtuar hapat e anëtarësimit në Bashkësinë Evropiane, është siguruar lëvizja e lirë.

“Por fatkeqësisht qytetarët e Republikës duhet të numërojnë dështimet, skandalet, dëmet dhe pasojat që kjo qeveri dhe këta krerë të institucioneve po ia bëjnë shtetin tonë dhe popullit të Kosovës. Dje morëm përgjigje të prerë, shumë të shkurtë dhe pas asnjë mëdyshje se nuk ka lëvizje të lirë për qytetarët e Republikës Kosovës”, tha Zemaj.

Ai në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur, tha se sot kemi nevojë për unitet dhe duhet t’i thirrim mendjes dhe mos të mendoni vetëm për karrigen e pushtetit.

“Të reflektoni duke thirr në përgjegjësi dhe të kërkoni dorëheqjen e kësaj qeverie duke i mundësuar vendit kthimin e dinjitetit dhe rrugës demokratike të zhvillimit të saj”, shtoi Zemaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat