Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit për FSK-në

Aktuale

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit për FSK-në

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me deklaratat e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai është shprehur se Vuçiqi po mundohet të krijoj frikë në Ballkan, por Hoxhaj ka thënë se ky narrativ i rrejshëm është i gabuar dhe i rrezikshëm.

Hoxhaj gjithashtu ka shkruar se kërcënimi më i madh në rajon vjen nga militarizimi i Serbisë me arsenal rus.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Narrativi i rrejshëm i Vuçiqit për të krijuar frikë në Ballkan është i gabuar dhe i rrezikshëm. Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është proces i pandalshëm. Kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon vjen nga militarizimi i Serbisë me arsenal rus”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat