Haxhiu pyet LVV-në dhe LDK-në pse po i marrin paratë e deputetëve tjerë

Aktuale

Haxhiu pyet LVV-në dhe LDK-në pse po i marrin paratë e deputetëve tjerë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:16
Deputetja e AAK-së, Tetuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Tetuta Haxhiu i ka pyetur Vetëvendosjen dhe LDK-në se pse nuk ua japin paratë deputetëve të PSD-së dhe katër deputetëve të që kanë qenë në grupin parlamentar me LDK-në.

Haxhiu: Dikujt i pëlqen edhe kur flet për korrupsion 

“Por dikujt i pëlqen edhe kur flet për korrupsion, edhe pse nganjëherë unë e quaj bash korrupsion bre është edhe të hollat që Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk ua japin deputetëve, 12 deputetë të PSD-së andej e 4 tjerë, që i kanë pas në listë janë të holla për deputetin që i marrin grupet parlamentare. Po ç është kjo? Korrupsion, pse s’ua jepni të hollat, pikërisht, pikërisht, të gjithë, krejt amë të gjithë. Pse more s’ua jepni të hollat? Dymbëdhjetë deputetëve ua keni ndal të hollat, ju tjerët katër a pesë, pse s’ua jepni mu bë burra të mirë apo grupe të mira”, ka thënë Haxhiu, raporton KosovaPress.

Fjalimi i Haxhiut shkaktoi debat me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së, Avdullah Hoti dhe atij të LVV-së, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat