Flamur Sefaj rrëfehet për shtetasit turq para komisionit

Aktuale

Flamur Sefaj rrëfehet për shtetasit turq para komisionit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:49
Flamur Sefaj

Komisioni Hetimor parlamentar, që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti pritet që sot të marrë në pyetje ish Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn.

Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që sot nga ora 10:00 të paraqitet edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe familjarët e të të deportuarve.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat