Sefaj para Komisionit: Do t’ua paraqesë një dokument konfidencial se si ndodhi deportimi i turqve

Aktuale

Sefaj para Komisionit: Do t’ua paraqesë një dokument konfidencial se si ndodhi deportimi i turqve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:10

(E plotësuar) - Me rreth 40 minuta vonesë Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka nisur raportimin para Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars të këtij viti. Para nisjes së dëshmisë së tij, Sefaj ka kërkuar nga komisioni që mbledhja të mbyllet për media.

Këtë ai e ka bërë me arsyetimin se do t’i paraqesë komisionit hetimor një dokument konfidencial. 

“Kërkoj falje që skam ardhur me kohë të raportoj, por isha me të vërtetë jashtë vendit dhe nuk kam mundur të vij”, u arsyetua ish-ministri i Brendshëm, për vonesën në komision.

“Krejt diskursi i këtij muhabeti ka nisur prej një publikimi të një dokumenti konfidencial që ka qenë, ndaj kërkoj që mediat të mos jenë të pranishme. Ju kërkoj falje por bëhet fjalë për diçka shumë të ndjeshme dhe konfidenciale”, ka thënë Sefaj që në fillim të paraqitjes së tij në komision. 

Si rrjedhojë mediat janë larguar nga salla e komisionit parlamentar ku po bëhet marrja në pyetja e ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, i cili u shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj pak javë pas dëbimit të gjashtë turqve nga Kosova.

Përveç Sefajt, për skandalin e 29 marsit nga detyra ishte shkarkuar edhe tash shefi i AKI’së Shpend Maxhuni, që atë kohe ishte Drejtori i Policisë së Kosovës.

***

Ish ministri i Punëve të Brendshme Flamuir Sefaj ka ardhur të japë raport para anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Intervistimi i tij po bëhet me dyer të mbyllura pasi që siç u tha kjo është bërë me kërkesë të vet Sefajt pasi që sipas tij bëhet fjalë për dokument konfidencial.

“Kërkoj falje që s'kam ardhur me kohë të raportoj por isha me të vërtetë jashtë vendit dhe nuk kam mundur të vij. E krejt diskursi i këtij muhabeti ka nisur prej një publikimi të një dokumenti konfidencial që ka qenë dhe kërkoj që mediat të mos jenë të pranishme, ju kërkoj falje për fjalë bëhet për dicka shumë të ndjeshme dhe konfidenciale",  tha Sefaj.

 I ftuar për të raportuar para komisionit për herë të tretë me radhë ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi por që as sot nuk ishte prezent për shkak se ndodhet në SHBA. Ndryshe, nga ora 13:00 nga komisioni do të intervistohen edhe familjarët e të deportuarve.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe familjarët e të të deportuarve pritet të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.Mirëpo,

Presidenti Thaçi nuk gjendet në Kosovë, andaj këtu pritet të raportojë vetëm ish-ministri Sefaj dhe familjarët e gylenistëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat