Irlanda vazhdon përkrahjen e saj për Kosovën - Bota Sot
Irlanda vazhdon përkrahjen e saj për Kosovën

Aktuale

Irlanda vazhdon përkrahjen e saj për Kosovën

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorin e Irlandës në Hungari, i ngarkuar për Kosovën, Patrick Kelly.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorin e Irlandës në Hungari, i ngarkuar për Kosovën, Patrick Kelly.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, i ngarkuar për Kosovën,  Patrick Kelly, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur, se kryeministri Haradinaj ka falënderuar Ambasadorin Kelly për mbështetjen që Republika e Irlandës, i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, duke kërkuar edhe më tej këtë mbështetje në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, 

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ambasadorin Kelly për progresin e Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në plotësimin e agjendës së reformave evropiane, zhvillimin ekonomik dhe orientimin euroatlantik të saj.

“Fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës është i rëndësishëm, veçmas në atë të ekonomisë dhe të sigurisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tij, ambasadori i Irlandës në Hungari, i ngarkuar për Kosovën, Patrick Kelly, ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy vendeve, duke premtuar vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve dhe popujve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...