Moska vlerëson se formimi i ushtrisë mund të ketë pasoja serioze për sigurinë në Ballkan.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë vlerëson se “një hap i tillë mund të jetë shkelja më e rëndë direkte e Rezolutës 1244 e OKB-së”.
"Kjo është edhe një hap provokues dhe destabilizues pas vendosjes së taksës prej 100 ëprqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
“Ushtria mund të sjell pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë por edhe sigurinë e Ballkanit në tërësi”.
Nga Moska shpresojnë se forcat ndërkombëtare që janë në Ksoovë do t;i përmbahen mandatin që kanë dhe një rast të “paralajmërimit të strukturave të tilla menjëherë do të marrin masa për neutralizimin e tyre dhe çarmatimin”
Sipas MPJ-së rusë sponzoruesit e Prishtinës BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion tek shqiptarët e Kosovës që të tërhiqen nga vendimet e tyre provokuese dhe t’i ndalin ato.