Zëvendësministri i FSK-së reagon pas deklaratës së NATO-s për ushtrinë

Aktuale

Zëvendësministri i FSK-së reagon pas deklaratës së NATO-s për ushtrinë

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:55
Burim Ramadani

Pas lajmit nga NATO se formimi i ushtrisë së Kosovës do të ketë pasoja negative, ka reaguar zë/ministri i FSK-së, Burim Ramadani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk ka vend për konfuzion, pasi tranzicioni i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, përcjell Bota sot.

Ramadani ka thënë se tranzicioni i FSK-së është proces legjitim dhe gradual dhe pas miratimit të ligjeve do të ketë tranzicion 10 vjeçar për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk ka vend fare për konfuzion. Transicioni i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.

Duhet të kuptojmë vështirësitë e NATO-s për konsensus për shkak të shteteve jonjohëse aty. Ne fatkeqësisht nuk kemi pasur qasje direkte në kryeqytetet e disa prej këtyre shteteve jonjohëse për t'ia spjeguar procesin dhe planin e Kosovës.

Sidoqoftë, ne mirëpresim thellimin e angazhimit të NATO-s në Kosovë, pëmes NALT-it dhe Bashkëveprimit të Zgjeruar.

KFOR-i po ashtu do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe do të thellohet bashkëpunimi.

Transicioni i FSK-së është proces legjitim dhe gradual. Pas miratimit të ligjeve, FSK do të ketë transicion 10 vjeçar për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale.

Kosova synon të jetë anëtare e NATO-s, i takon këtyre vlerave dhe do tê thellojë përpjekjet për këtë Qëllim Kombëtar.

Kosova dhe FSK është e gatshme që krah për krah me ushtritë e shteteve anëtare të NATO-s të ndihmojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajone të ndryshme nëpêr botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat