Deputeti i AAK-së: Dëbimi i shtetasve turq, një gabim që nuk duhet të përsëritet kurrë

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Dëbimi i shtetasve turq, një gabim që nuk duhet të përsëritet kurrë

Nga: N.H Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:05
Shtetasit turq

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Murrahem Nitaj, përmes një postimi në Facebook thotë se ka përfunduar intervistimi i dëshmitarëve për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq.

Nitaj thotë se Komisioni Hetimor Parlamentar ka për detyrë të përpilojë raportin me shkelje që janë bërë, që kjo të shërbejë që Kosova kurrë më të mos e bëjë edhe një tjetër gabim si ky.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Sot ka përfunduar intervistimi i dëshmitarëve për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq në fundmarsin e këtij viti. 

Një proces shumë i mundimshëm dhe me plot ngatërresa në vendimmarrje e në zbatim. Komisioni hetimor parlamentar, pjesë e të cilit jam edhe unë, ka për detyrë të përpilojë raportin me shkelje që janë bërë, që kjo të na shërbejë që Kosova kurrë më të mos e bëjë edhe një tjetër gabim si ky! 

Krejt çka na duhet në këtë moment është ta përpilojmë një raport faktografik e jo politik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat