Ambasadori kinez në Serbi flet për mundësinë e luftës me Kosovën

Aktuale

Ambasadori kinez në Serbi flet për mundësinë e luftës me Kosovën

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 18:27
Li Mançang dhe Vuçiq

Ambasadori i Kinës në Serbi Li Mançang ka deklaruar sot në bisedë me studentët e Universitetit të Beogradit se nuk pret se do të ketë konfkikt të armatosur ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sipas mediave serbe Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global me vështrim të veçantë në Ballkan e Serbi”, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një studenti se a do t’i ofrojë Kina mbështetje të armatosur Serbisë nëse ndodh konflikti në “krahinën jugore serbe”, ai është përgjigjur me pyetje:

“Pse të luftojmë, kur mund të bisedojmë?”

“Nuk do të ketë luftë, çkasë t’i kundërvehemi kur mund të ulemi pranë tavolinës dhe të bisedojmë? Politika e jashtme e Kinës angazhohet për zgjidhje paqësore”, ka thënë Li sipas gazetës serbe.

Ai ka përsëritur qëndrimin e njohur të Kinës se e respekton Serbinë dhe “integritetin territorial të saj” si dhe pavarësinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat