Barrow: Gambia një aleat i palëkundur diplomatik i Kosovës në Afrikë

Aktuale

Barrow: Gambia një aleat i palëkundur diplomatik i Kosovës në Afrikë

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 18:38
Behgjet Pacolli dhe Adama Barrow

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Gambisë, Adama Barrow, nga i cili ka marrë mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se presidenti i Gambisë, Barroë e ka siguruar se shteti i tij do të mbetet një aleat i palëkundur diplomatik i Kosovës në Afrikë.

Postimi i plotë:

Në Gambia, vizitën bilaterale e fillova me takimin me presidentin e këtij shteti Adama Barroë i cili dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Ai më siguroi se Gambia do të mbetet një aleat i palekundur diplomatik i Kosovës në Afrikë dhe më gjerë. E kam ftuar atë të vizitojë Kosovën dhe do të shqyrtojmë disa fusha të mundshme të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat