Thaçi takohet edhe me Joe Biden në Uashington

Aktuale

Thaçi takohet edhe me Joe Biden në Uashington

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:25
Hashim Thaçi dhe Joe Biden

Presidenti Hashim Thaçi, pas ceremonisë mortore për nder të Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H. W. Bush, është parë duke biseduar edhe me ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, i cili këto ditë ka shprehur hapur ambicien e tij për të kandiduar për president të ardhshëm të SHBA-së.

Thaçi dhe Biden kanë miqësi të afërt me njëri-tjetrin.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dikur Thaçin e kishte quajtur edhe ‘George Uashingtoni’ i Kosovës.

Biden këto ditë ka deklaruar se është personi më i kualifikuar në SHBA për të qenë president.

“Çështjet me të cilat ballafaqohemi si një vend sot janë çështjet që kanë qenë në timonin tim, që unë kam punuar në tërë jetën time”, është shprehur Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat