Berisha: Rama vuri taksë të urrejtjes kombëtare, nuk e dëshiron ardhjen e qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Berisha: Rama vuri taksë të urrejtjes kombëtare, nuk e dëshiron ardhjen e qytetarëve të Kosovës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:14
Sali Berisha

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për taksën e vendosur nga Qeveria e Edi Ramës, për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Berisha e ka cilësuar “taksë të urrejtjes kombëtare” atë që ka vendosur Qeveria Rama për autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

“Mos të ketë dikush iluzion se Rama do të dëshironte këtë dyndje, ardhje masive të qytetarëve nga Kosova”, është shprehur ai.

“Rama është shqiptarofob, albanofob, njësoj si argatët në Prishtinë”, ka deklaruar Berisha.

“Rama sikur zbuloi Amerikën kur zbuloi miqësinë me (Aleksandar) Vuçiqin", ka vlerësuar ai.

Presidenti aktual serb, sipas Berishës, "është (Sllobodan) Millosheviq, pa ushtrinë jugosllave. S’kanë dallim tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat