Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se nuk ka mundësi për zgjedhje të reja parlamentare ashtu siç po kërkon opozita. Sipsa tij zgjedhje të reja mund të ketë vetëm në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
“Diçka po zihet rreth dialogut, unë po ju paralajmërojë”, ka thënë Zeka. Mirëpo ai ka mohuar që mund të shkohet në zgjedhje nëse nuk arrihet konsensusi për ekipin e dialogut.
Ai ka thënë se mund të ketë vetëm Qeveri teknike, por votën e tij për rrëzimin e kësaj Qeverie, deputeti i Nismës thotë se e jeo vetëm për një zor të madh.