Molliqaj: U kemi thënë që s’keni me mujt me ba kurrgjë pa neve

Aktuale

Molliqaj: U kemi thënë që s’keni me mujt me ba kurrgjë pa neve

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 00:12
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se partia e tyre asnjëherë nuk do t’i bashkohet kësaj Qeverie.

Ai ka thënë se që nga themelimi i partisë, kanë paralajmëruar se as Qeveria, as opozita nuk do të mund të bëjnë asgjë pa deputetët e tyre.

“Ka qenë çështje e fuqisë konceptuale që kemi, kur kemi thënë që pa PSD’në s’ka me mujt me bë asgjë as Qeveria, as opozita. Asnjë njëri i vetëm s’ka problem me Rezolutën apo Ligjin, përveç një pjese të pushtetit që po kundërshton Ligjin. Ne kemi arrit me ja rikthy Kuvendit fuqinë në dialog. Marrëveshja para kalimit në Kuvend, do të kaloj në referendum. S’ka më frikë në këtë proces. Përgjegjësia tani është 50 për qind e Qeverisë, 50 për qind e opozitës. Ne nuk bëhemi pjesë e opozitës vajtuese. Asnjëherë PSD në këtë Qeveri, në asnjë rrethanë”, tha Molliqaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat