S'ka vota për rezolutën për liberalizimin e vizave

Aktuale

S'ka vota për rezolutën për liberalizimin e vizave

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:48
Kuvendi i Kosovës

Propozim rezoluta që ka të bëjë me liberalizimin e vizave, e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe sot nuk ka marrë votat e kërkuara.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, para votimit tha se dje janë ftuar në takim kryetarët e grupeve parlamentare por nuk janë harmonizuar për rezolutën. Megjithatë, ai kërkoi që kjo rezolutë të hedhet në votim.

Ishin 40 deputetë që votuan për, një kundër dhe një abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat