Veseli në kampin ushtarak të Iowas – a po kërkohen armë për Ushtrinë e Kosovës?

Aktuale

Veseli në kampin ushtarak të Iowas – a po kërkohen armë për Ushtrinë e Kosovës?

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mbrëmë ka takuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në një pritje organizuar nga Konsullata e Kosovës në Des Moines.

Por, një nga takimet më të rëndësishme të tij në Iowa është vizita në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK-në.

Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, që tashmë është caktuar të ndodhë më datë 14 dhjetor.

Raportohet se vizita e kryetarit Veseli në këtë kamp ndërlidhet me mbështetjen që Garda Kombëtare e Iowas mund të japë për Ushtrinë e Kosovës, në çdo drejtim, qoftë trajnime apo edhe pajisje ushtarake.

Media mëson se një prej arsyeve kryesore të vizitës së tij në ketë kamp është diskutimi rreth mbështetjes me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.

Nga kabineti i Veselit nuk kane pranuar të flasin për detaje të tilla.

Veseli pas Iowas do të ketë takime në New York e më pas në Uashington me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat