Media amerikane: Serbia me paralajmërimin më të rëndë deri tani për Kosovën

Aktuale

Media amerikane: Serbia me paralajmërimin më të rëndë deri tani për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:58
Në këtë foto të bërë më 9 shtator 2018, ushtarët e forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, KFOR bëjnë një pushim në fshatin Kosterc të Kosovës. (AP Foto / Visar Kryeziu

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka paralajmëruar të mërkurën se formimi i ushtrisë së Kosovës mund të shkaktojë ndërhyrjen e armatosur të Serbisë në “provincën e mëparshme” – paralajmërim ky më i keqi deri tani mes tensioneve në rritje në Ballkan.

"Shpresoj se ne kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por fatkeqësisht kjo është aktualisht një nga opsionet në tryezë", ka thënë kryeministrja Brnabiç.

Sipas medias amerikane kait8.com , Parlamenti i Kosovës do të votojë më 14 dhjetor për transformimin e forcave të sigurisë të vendit në një ushtri të rregullt. Zyrtarët serbë kanë pohuar se ushtria do të përdoret për të ndjekur pakicën serbe jashtë Kosovës - një kërkesë e cila mohohet vazhdimisht nga zyrtarët e Kosovës, përcjell Bota sot.

Image
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç flet gjatë një konference shtypi në Beograd, Serbi, 21 nëntor 2017. (AP Photo / Darko Vojinoviq)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të mërkurën ka lëshuar një paralajmërim për qëllimin e Kosovës për të formuar ushtrinë.

"Një veprim i tillë është i parregullt dhe shkon kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës", ka thënë Stoltenberg.

Rusia, e cila është aleate e ngushtë e Serbisë, e quajti hapin e planifikuar të Kosovës si "një hap tjetër destabilizues dhe provokues".

"Veprimi i autoriteteve të Kosovës për të formuar "ushtrinë "e tyre ... mund të çojë në pasojat më të rënda jo vetëm për popullatën serbe të rajonit, por edhe për sigurinë e të gjithë Ballkanit", është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme ruse.

"Nuk mund të qëndrojmë mënjanë dhe të shikojmë në heshtje derisa dikush po kryen spastrim të ri etnik" të serbëve në Ballkan”, ka deklaruar Brnabiç.

Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj ka thënë të mërkurën se është "një gënjeshtër e pastër" se qëllimet e një ushtrie të re të Kosovës do të ishin të pushtonin Kosovën e veriut ku jetojnë një shumicë e serbëve.

Image
Në këtë foto të bërë të martën, më 17 tetor 2017, ushtarët e ushtrisë serbe kryejnë stërvitje në Batajnicë, aeroport ushtarak pranë Beogradit, Serbi. (AP Photo / Darko Vojinoviq)

"Ushtria nuk është për veriun. Ushtria jonë është për Afganistanin dhe Irakun, për të ndihmuar këto vende në misionet paqeruajtëse”, ka thënë Haradinaj.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina, nuk e njohin Kosovën si një shtet të pavarur, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e Perëndimit që janë aleatë të Kosovës.

Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën pas një lufte të pavarur të vitit 1998-99 që la më shumë se 10,000 të vdekur. Goditja e përgjakshme e Serbisë kundër poupullatës shqiptare bëri që NATO të fillonte sulme ajrore për të ndaluar konfliktin.

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u rritën pasi Qeveria e Kosovës muajin e kaluar paraqiti një taksë 100 për qind mbi importet serbe - një “hakmarrje” e dukshme për dështimin e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol, pas lobimit intensiv të Serbisë.

Image
Raketat anti-avionë të ushtrisë serbe shihen në aeroportin ushtarak të Batajnicës afër Beogradit, Serbi.

Brnabiç ka thënë se Serbia po humbet 42 milionë euro (48 milionë dollarë) në muaj për shkak të rritjes së tarifave nga ana e Kosovës.

Serbia ka forcuar forcat e saj të armatosura, të shkatërruara pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, kryesisht me ndihmën ruse.

Një ndërhyrje e armatosur nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një përleshje të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja të vendosur atje. Serbia kohët e fundit ka rritur kërcënimet e saj, duke përfshirë ngritjen e gatishmërisë luftarake të trupave të saj gjatë një serie incidentesh të vogla./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat