Behgjet Pacolli: Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time

Aktuale

Behgjet Pacolli: Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj mediave serbe duke thënë se ato qëllimisht po e devijojnë deklaratën për themelimin e zonës ekonomike në pjesën veriore.

Ai ka thënë se kjo ide nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht në këtë mënyre vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat