Haradinaj, Stoltenberg-ut: Me 14 dhjetor votohet ushtria

Aktuale

Haradinaj, Stoltenberg-ut: Me 14 dhjetor votohet ushtria

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg

Gjatë një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg.

Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore.

FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë. Institucionet e Kosovës do të sigurohen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR dhe NALT, pasi që ndajmë të njëjtat shqetësime të sigurisë, interesat dhe vlerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat