Daut Haradinaj: Ushtria punë e kryer, kemi bekimin e Amerikës - Bota Sot
Daut Haradinaj: Ushtria punë e kryer, kemi bekimin e Amerikës

Aktuale

Daut Haradinaj: Ushtria punë e kryer, kemi bekimin e Amerikës

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:42
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherit anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se çështja e krijimit të Ushtrisë së Kosovës është punë e kryer, pasi për këtë çështje është dhënë ‘amini’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto deklarime Haradinaj i ka bërë një një përgjigje me shkrim për GE.

“Ushtria e Kosovës është punë  e kryer, pasi beson se e kemi bekimin e Amerikës dhe aleatëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë një forcë bazuar në standardet e NATO-s dhe  për të gjithë komunitetet.

“Kjo do të jetë një forcë me standarde të NATO-së  dhe gjithëpërfshirëse”, ka shtuar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai thotë se Kosova do të jetë një aleat i NATO-së dhe shpreson që shumë shpejtë që Kosova të jetë një nga anëtarët e saj.

“Kosova do të jetë aleat i përhershëm i NATO-s dhe kemi besimin që të jemi anëtar i saj”, ka thënë vëllai i kryeministrit Haradinaj, me nismën e të cilit po bëhet shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Këto deklarata të deputetit Haradinaj, vijnë pas deklarimeve të Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës po bëhet në kundërshtim me rekomandimet e NATO-s, dhe se një lëvizje e tillë mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Stoltenberg sot gjithashtu ka telefonuar edhe kryeministrin Haradinaj, me të cilin e ka diskutuar këtë çështje, ndërsa në një bisedë tjetër që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, kabërë thirrje për zbutje të tensioneve.

Seanca ku pritet të votohen projektligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri do të mbahet me 14 dhjetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...