Ky është lideri që mund t’i rrëzojë hajnat dhe kriminelët nga pushteti

Aktuale

Ky është lideri që mund t’i rrëzojë hajnat dhe kriminelët nga pushteti

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:51
Ilustrim

Kosova po përballet më vështirësi të shumta si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe brenda.

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë s,e Kosova është në një gjendje të rëndë për shkak të politikanëve të korruptuar, të cilët tash e dy dekada këtë vend e shkatërruan në çdo qelizë të saj.

Image
Faik Krasniqi

“Papunësia e madhe, korrupsioni, krimi i organizuar, izolimi e shumë çështje të tjera, janë motive të mjaftueshme që të del një lider i cili kurrë s'ka qenë në pushtet, i cili do t'i printe një proteste madhështore për rrëzimin e kësaj Qeverie dhe krijimin e një Qeverie me njerëz të rinjë dhe të pa korruptuar”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, për të rrëzuar nga pushteti këtë qeveri, dhe për të çkapë nga pushteti hajnat e kriminelët, vetëm Albin Kurti mund ta bëjë këtë.

“Nëse kësaj proteste i prijnë njerëzit që e kanë shijuar pushtetin dhe janë bashkëfajtorë me njerëzit e kësaj Qeverie për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi çdo protestë do të dështonte, sepse populli nuk do të bashkëngjitej një revolucioni për ta rrëzuar një hajn e kriminel në pushtet dhe për ta sjell një hajn e kriminel tjetër në pushtet. Dhe ai lider që mund t'i rrëzojë këta hajna e kriminelë nga pushteti është Albin Kurti. Sa më parë aq më mirë, sepse Kosova është në një gjendje shumë të rëndë në çdo aspekt”, thekson Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat