Ky është premtimi i madh që PSD-ja i bëri Ramush Haradinajt

Aktuale

Ky është premtimi i madh që PSD-ja i bëri Ramush Haradinajt

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:21
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar për herë të parë premtimin e madh që ia kishin dhënë zyrtarët e Partisë Socialdemokrate.

Haradinaj ka thënë se krerët më të lartë të PSD-së, ia kanë konfirmuar se nuk do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, nëse kjo është kërkesë e Listës Serbe.

I pari i qeverisë, ka shpalosur një takim me zyrtarët e partisë së Shpend Ahmetit, në të cilin sipas Haradinajt, ka marrë zotime se nuk do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, nëse e kërkon këtë Lista Serbe.

“Kohë më parë kur kam acarime me Listën Serbe jam taku me ta. Ju kam thënë se jemi duke shkuar në disa zhvillime të rënda, se unë jam duke shkuar në disa punë të mira për vendin dhe ju kam tregu që mund ta humb besimin e Listës Serbe. PSD më kanë thënë se nuk do të rrëzojmë kurrë, nëse don me kry punë për vendin, e Lista Serbe don me të rrëzu ty, na nuk ju ndihmojmë”, ka thënë Haradinaj për insaider.

“Mos u tremb më kanë thënë edhe disa deputetë të LDK-së dhe VV-së, që kryeje Ushtrinë se nuk e përkrahim Listën Serbe me të rrëzu ty”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat