“Amerika është Ushtria jonë, Ushtria jonë është Amerika”

Aktuale

“Amerika është Ushtria jonë, Ushtria jonë është Amerika”

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 23:02
Ushtria amerikane

Avokati Besnik Berisha, thotë se Ushtrinë e kemi dhuratë nga ata që na e sollën lirinë.

Ai thotë se ata që e sollën lirinë e që na dhuruan pavarësinë, sot po na krijojnë Ushtrinë.

Berisha përmes një shkrimi në facebook, thekson se Ameriak është Ushtria jonë.

Ja shkrimi i tij:

Ushtrine e kemi dhurate nga ata qe na e sollen lirine dhe jo nga ata qe po e vejne ne pikepyetje ardhmerine.

Ata qe na e sollen lirine dhe qe para 10 viteve na e dhuruan pavaresine, sot po na krijojne edhe Ushtrine.

Faleminderit pafundesisht dhe mirenjohes perjetesisht!

Pushtetare e politikane, gezohuni ashtu sic gezohemi te gjithe qytetaret, por mos u krekosni tejmase sepse u pa ndervite fuqia jone dhe mundesite tuaja.

Amerika eshte Ushtria jone, Ushtria jone eshte Amerike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat