OVL e UÇK-së: Drejtësia po organizon komplote kundër luftëtarëve të UÇK-së

Aktuale

OVL e UÇK-së: Drejtësia po organizon komplote kundër luftëtarëve të UÇK-së

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:49
UÇK, foto arkiv

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar në lidhje me ftesën që i është bërë Rrustem Mustafës nga ana e Gjykatës Speciale.

Sipas OVL e UÇK-së, kjo që po ndodhë tash por edhe vitet e pasluftës dëshmon se organet e drejtësisë gjithnjë kanë organizuar komplote kundër luftëtarëve të UÇK-së.

“Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Sipas OVL të UÇK-së edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj komandant Remit - Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare.

Ne si OVL UÇK, e kemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, për shkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm kompromitimin e luftës sonë çlirimtare", thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat