Në seancën e Kuvendit për buxhetin, mungon kabineti qeveritar

Aktuale

Në seancën e Kuvendit për buxhetin, mungon kabineti qeveritar

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Kuvendi i Kosovës

Ka filluar seanca plenare, në të cilën po vazhdon debati rreth Projektbuxhetit për vitin 2019.

Deputeti i LDK-së, Korab Sejdiu, ka kritikuar mungesën e kabinetit qeveritar, i cili nuk është prezent në sallë. Ka thënë se është e palogjikshme të kërkohet nga Qeveria miratimi i tij kur mungon në Kuvend.

Sejdiu është ndalur te buxheti, i cili është paraparë për sistemin e drejtësisë.

"Nuk mund të thuhet se drejtësia është prioritet, kur buxheti vazhdon të jetë i njëjtë. Kur nuk është bërë asnjë ndryshim në të", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat