“Remi dhe luftëtarët e lirisë, duhet të ndihen të fyer nga Hashim Thaçi”

Aktuale

“Remi dhe luftëtarët e lirisë, duhet të ndihen të fyer nga Hashim Thaçi”

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Remi dhe Thaçi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i cili ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se Rrustem Mustafa dhe luftëtarët e UÇK-së, duhet të ndihen të fyer nga Hashim Thaçi.

Berisha thotë se, këta duhet të ndihen të fyer edhe prej atyre që me vota e krijuan Gjykatën Speciale.

Sipas tij, kjo gjykatë do t’i ndjek ata që luftuan për liri dhe jo ata që bën gjenocid në Kosovë.

Ja shkrimi i Berishës:

Kosova, duhet të krenohet me luftën për liri që ka bërë UÇK’ja.

Kosova, duhet të krenohet me luftën për liri që ka bërë UÇK’ja, përfshi këtu, edhe komandant Remi’n. Rrustem Mustafa – Remi dhe luftatarët e lirisë, duhet të ndihen të fyer nga Hashim Thaçi së pari dhe ata që me vota, krijuan hapësirë që të krijohet kjo gjykatë, e cila do t’i ndjek ata që luftuan për liri e jo atyre që bën gjenocid në Kosovë.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat