Ja ku po qëndron i shumëkërkuari Milan Radojiçiq?

Aktuale

Ja ku po qëndron i shumëkërkuari Milan Radojiçiq?

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:06
Milan Radojiçiq

Milan Radojiçiq, i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, vazhdon të ndodhet në arrati që prej kohës kur atë e kërkoi Policia e Kosovës në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Sot dy javë, Prokuroria e Shtetit kishte autorizuar policinë që të kryej një aksion për arrestimin e katër të dyshuarve në lidhje me këtë vrasje.

Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviç dhe Marko Rosiç, u arrestuan po atë ditë, ndërkohë Milan Radojiçiq u është shmangur autoriteteve kosovare ndonëse ishte raportuar se në atë kohë ai ndodhej në Kosovë.

Indeksonline  shkruan se Milan Radojiçiq nuk ndodhet në Kosovë dhe se ai është parë duke qëndruar në Kopaonik të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën.

Policia ka thënë se në momentin që hasin në të, ai do të arrestohet dhe për të më pas do të vendosin organet e drejtësisë.

Ndryshe është raportuar se  Radojiçiq në bashkëpunim me disa nga krerët e lartë të Policisë në Veri të Mitrovicës, po fut mallra të kontrabanduara në territorin e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat