"Qeverisë i mungon strategjia për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës"

Aktuale

"Qeverisë i mungon strategjia për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës"

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:59
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i LVV-së, Shemsi Syla ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me mungesën e ndarjes së mjeteve për transformimin e FSK-së, në projektbuxhetin e vitit 2019.

Deputeti Syla shtoi se Qeverisë i mungon strategjia për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Qeveria e vendit duhet të marr masa konkrete që transformimi i FSK-së të ketë efekte pozitive në ekonominë e vendit. Çdo ushtri e çdo vendi ka nevojë për makineri, ushqim e të tjera. Kosova mund të rrisë dukshëm buxhetin e saj ushtarak në mënyrë që të dal faqebardhë ndaj sfidave që mund te presin në të ardhmen. Ka edhe mënyra të tjera alternative për buxhetin që i duhet FSK-së”, tha ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza në kundër replikë tha se ka mundësi që të sigurohet financim i qëndrueshëm për këtë çështje, pa i dëmtuar projektet ekzistuese.

“Buxheti i shtetit e financon FSK-në, Ushtrinë e ardhshme të Kosovës , në mënyrë transparente dhe përmes Kuvendit dhe nuk ka nevojë që për këto qëllime të prodhohen përpjekje që ky institucion të financohet në tjera alternativa, pasi nuk janë të nevojshme. 

100 për qind ua kemi mbuluar kërkesat MFSK-së për dëgjime buxhetore”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat