Vjosa Osmani ka dy fjalë për kryetaren e re të CDU-së, ja cila është kërkesa e deputetes së LDK-së

Aktuale

Vjosa Osmani ka dy fjalë për kryetaren e re të CDU-së, ja cila është kërkesa e deputetes së LDK-së

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 17:25
Vjosa Osmani dhe Annegret Kramp-Karrenbauer

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryetaren e re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Osmani përmes një postimi në Facebook, thotë se është krenare se si politikane që posti me i rëndësishëm partiak t’i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë.

Në fund, Osmani thotë se është me shpresë se Kramp-Karrenbauer do ta vazhdoj rrugën e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën.

“Urime kryetares së re të CDU-së, znj. Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjerman për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti. Krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, shkruan Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat