Porosia prekëse e Anton Qunit për ushtarin

Aktuale

Porosia prekëse e Anton Qunit për ushtarin

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 18:29
Anton Quni

Të premten e javës së ardhshme pritet që në Kuvendin e Kosovës të votohet transformimi i Forcës  e Sigurisë  së Kosovës në ushtri.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka një porosi për ushtarin e ardhshëm të vendit.

“Ushtar, kur do të bën një hap përpara, në betejë apo në paqe, dije se deri në ngritje të flamurit të pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme”, ka shkruar deputeti Quni në Facebook.

Postimi i plotë:

Ushtarit

Ushtar, kur do të bën një hap përpara, në betejë apo në paqe, dije se deri në ngritje të flamurit të pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.

Ndoshta do të të kushton edhe me jetë, mund të plagosesh dhe të mbetesh i gjymtuar. Ndonjëherë kur të mbetesh vetëm ndoshta të kaplon frika. Por, dije se janë shumë si ti, në të njëjtin rrugëtim. Kujtohu që ti nuk je vetem. Vazhdo rrugën, mos bëj hap mbrapa, kujtoi baballarët dhe beso në Zot.

Vazhdo me hap më të sigurt, më fuqishem dhe krenar. Rrugës do të bashkangjiten edhe shumë të tjerë. Së bashku hapni shtigje dhe rrugë, dhe se bashku ngriteni flamurin. Aty ku ngritet flamuri, aty është fitorja dhe liria.

Pastaj do të bëhen shumë miq dhe aleatë.

Kështu edhe armiku të respekton.

Do të të mbulojnë me dashuri pasardhesit e tu.

Kurse ata qe nuk ishin me ty e nuk te besuan, fali.

Nuk kan faj se nuk jan si ti. Ata nuk e dijnë kuptimin e betimit të ushtarit!

A.Q

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat