A mban kontakte Albin Kurti me PSD-në? Kjo është përgjigjja epike e liderit të VV-së

Aktuale

A mban kontakte Albin Kurti me PSD-në? Kjo është përgjigjja epike e liderit të VV-së

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:14
Albin Kurti dhe Visa Ymeri foto arkiv

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë tejet i qartë kur është pyetur nëse mban ende kontakte me anëtarët e rinj të PSD-së.

Kurti ka treguar se me ish-anëtarët e VV-së i ka ndërprerë të gjitha kontaktet duke përfshirë edhe ato zyrtare.

Ai duke ironizuar ka thënë se mbase anëtarët e rinj të PSD-së edhe mund të jenë penduar.

“Mbase janë penduar por janë të moshës madhore”, ka thënë ai.

“Nuk besoj që është e nevojshme për kontakte, nuk kam as me Qeverinë as me të tjerët se nuk kam nevojë me humb kohë. Unë jam njeri politik edhe shokët e shoqet i kam të kauzës”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë që Kurti se fundmi është takuar disa herë me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Ai madje ka shkuar edhe në shtëpinë e të partitë të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat