Ish-presidenti Sejdiu për Merkel: Shembëlltyrë e paharrueshme

Aktuale

Ish-presidenti Sejdiu për Merkel: Shembëlltyrë e paharrueshme

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:32
Fatmir Sejdiu dhe Angela Merkel

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar largimin e Kancelares Angela Merkel nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sejdiu deklaron se Merkel ishte dhe mbeti shembëlltyrë e paharrueshme si një lidere energjike dhe e vizionit të kristaltë për të lëvizur suksesshëm Gjermaninë drejt një demokracie moderne të shprehur me qeverisje të mirë e të përgjegjshme dhe me rol të fuqishëm.

Ja postimi i ish-presidentit:

Kancelarja Angela Merkel sot mbylli mandatin e saj si kryetare e CDU-së, partisë më te fuqishme gjermane tash e shumë vjet. Ajo ishte dhe mbeti shembëlltyrë e paharrueshme si një lidere energjike dhe e vizionit të kristaltë për të lëvizur suksesshëm Gjermaninë drejt një demokracie moderne të shprehur me qeverisje të mirë e të përgjegjshme dhe me rol të fuqishëm në skenën ndërkombëtare
Si lidere partie dhe kancelare ajo krijoi epokën e vet.

Ndihem me privilegj që e kam takuar dhe në thellësinë e qenies së saj kam ndier përkushtimin e veçantë që e ka për Kosovën dhe njerëzit e saj!

Urime të përzemërta për mandatin e besuar zonjës Annegret Kramp-Karrenbauer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat