Delegacioni i MFSK-së në Letoni, diskutohet për sigurinë dhe sfidat e saj

Aktuale

Delegacioni i MFSK-së në Letoni, diskutohet për sigurinë dhe sfidat e saj

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Delegacioni i MFSK-së në Letoni

Zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Jaris Garisons, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas kumtesës për media, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike dhe hibride, influencën e Rusisë, luftën informative, komunikimin strategjik, sikurse edhe veprimet institucionale e shoqërore për përballjen  me këto kërcënime.

Delegacioni i MFSK-së, po ashtu, ka vizituar Bazën Ushtarake Adazi afër Rigas.

Ndërsa, në ditën e parë të vizitës dyditore,  Zëvendësministri Ramadani dhe Komandanti Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën e Ekselencës të NATO-s për Komunikim Strategjik. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat