Letrat konfidenciale që dëshmojnë presionin e Serbisë ndaj CETFA-s për taksën 100%

Aktuale

Letrat konfidenciale që dëshmojnë presionin e Serbisë ndaj CETFA-s për taksën 100%

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:46
Aleksandar Vuçiq, Ana Brnabiç

Serbisë vazhdon t’i “djegë” taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe. Për këtë, qeveria serbe nuk po ndalëpresionet ndaj institucioneve të shumta ndërkombëtare, sidomos ndaj CEFTA-s.

Kryeministrja Brnabiq, bashkë me ministrat e saj i kanë shkruar disa letraCEFTA-s dhe institucioneve tjera evropiane duke kërkuar me ngulm presionin ndajKosovës për të hequr këtë taksë.

Io ka siguruar disa nga këto letra konfidenciale të cilët kanë një lutje të njëjt, eliminimin e taksës 100%.

Një nga letrat e dërguara është për drejtorin e sekretariatit të CETFA-s në Brukseltë cilit i kërkohet që të konsultohet me organet e UNMIK-ut në Prishtinë përrritjen enorme të tarifave të importit të Kosovës. “Ne ju kërkojmë që tëiu shkruani të gjithë anëtarëve të CEFTA-s dhe institucioneve të Kosovës për tëhequr këtë taksë enorme të importit” thuhet në një nga lutjet e dërguarame shkrim.

“Duke parë që po eskalon kriza ekonomike dhe humanitare, Qeveria e Serbisë kërkon nga sekretariati i CEFTA-s të marra masa sa më shpejt që është e mundur” thuhet ndër të tjera në letran e Ana Brnabiq, dërguar CEFTA-s.

Letra mëshiruese ka dërguar edhe ministri i Tregtisë,Turizmit e Telekominikacionit Serb, Rasim Llajic.

“Duke e parë gjendjenekonomike dhe humanitare në Kosovë, qeveria e Serbisë ka vendosur  të kërkojë konsultime zyrtare në rrethana tëfavorshme nga CEFTA dhe Kosova përmes UNMIK –ut lidhur me ndalesat e importit që Kosova i ka bërë Serbisë dheBosnjës. 

Serbia pret përgjigjen tuaj përta paraqitur një kërkesë për konsultime të dyanshme në një datë tëpërshtashme” thuhet ndër të tjera në letrën e Llajiq, shkruan Indeksonline

Poashtu, Serbia zyrtarisht i ka kërkuar CEFTA-s një kërkesëme tre pika.

“1. Masat e ndërmarra nga institucionet vetëqeverisëse tëPrishtinës shpërfaqin një çarje të CEFTA-s

2. Rrepublika e Serbisë i bën thirrje Prishtinës ti tërheq këto masa menjëherë

3. Serbia do të bëj kërkesë për kompenzinin e dëmëve të shkaktuara nga kjo taksë

Letra me kërkesë të njëjta i janë dërguar edhe përfaqësuesittë OKB-së në këtë institucion, Zahir Tanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat