Kapet në dogana një kamion me vezë të kontrabanduara nga Serbia

Aktuale

Kapet në dogana një kamion me vezë të kontrabanduara nga Serbia

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:30
Kamioni i kapur me vezë të kontrabanduara nga Serbia

ficerët doganor kanë arritur të kapin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas Doganës, gjatë patrullimeve magjistralen Mitrovice Skenderaj njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa që nga drejtimi i Mitrovicës.

“Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja. Pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësi dhe bashkudhëtarit, mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës. Sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me veze, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshimtëve është inicuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në komunikatën e doganës, e cila thekson se është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi, si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat