Arrestohen dy persona për kërcënimin ndaj drejtorit të KEK-ut

Aktuale

Arrestohen dy persona për kërcënimin ndaj drejtorit të KEK-ut

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Nijazi Thaci dhe Ramush Haradinaj

Dy persona janë arrestuar lidhur me kërcënimin që i është bërë drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi.

“Po mund të ju konfirmoj se dy persona janë arrestuar, për momentin janë në intervistim. Pastaj i takon prokurorit të rastit të vendos për të dyshuarit”, tha për KALLXO.com, zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Mbrëmë, Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, është kërcënuar para hyrjes së banesës së tij nga dy persona. Kërcënimi ka ardhur pas publikimit të konkursit për punë që KEK ka hapur së fundmi për disa pozita të larta. Thaçi ka treguar për Gazetën Express se personat që ia kanë zënë pritën nuk i njeh dhe të njejtit janë thirrë në emër të një personi tjetër. Më pas ia kanë lënë edhe një letër.

“Kërcënimi ka ndodhë rreth orës 17:15 te banesa ime. Dy veta janë kanë janë thirrë në emër të dikujt tjetër, nuk i kam njohur”, tha Thaçi.

Me tej ka treguar se të njejtit ia kanë lënë një letër por që nuk e ka lexuar, duke shtuar se ia ka lënë policisë që të merret me rastin.

“Ma lan një letër të cilën s‘e kam kqyrë”, tha Thaçi për Express.

Thaçi tha se personat nuk kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht por gjithçka lidhur me kërcënimin ka ndodhur me fjalë.

Ndryshe, kërcënimi ka ardhë pas hapjes së konkursit të fundit në KEK, ku po kërkohen punëtorë për disa pozita të larta si: Ekspert i lartë për përfaqësime, ekspert i lartë për pronë, zyrtar i lartë për raportime, drejtor i njësisë për menaxhimin e projektit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat